"Qiradhënësi duhet: 1. t’i dorëzojë qiramarrësit sendin në kohën e caktuar dhe në gjendje që të lejojë përdorimin për të cilën palët janë marrë vesh; 2. të kujdeset për të mbajtur sendin në po këtë gjendje; 3. të garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë."