"Personat që gëzojnë bashkërisht një të drejtë enfiteotike përgjigjen solidarisht për pagimin e shpërblimit për enfiteozën. Kur prona e dhënë në enfiteozë ndahet dhe ata gëzojnë pjesë të saj, secili përgjigjet për detyrimet që rrjedhin nga enfiteoza, proporcionalisht me vleftën e pjesës që gëzon."