search KËRKO
Kodi Civil

Neni 789

"Kur prona në enfiteozë humbet tërësisht, enfiteoza shuhet dhe enfiteozëmarrësi shkarkohet nga detyrimi përkatës për të ardhmen. Kur prona humbet ose dëmtohet në pjesë të dukshme e të rëndësishme të saj, aq sa nuk mund të sigurohen të ardhura sa të shlyhet shpërblimi i caktuar në kontratë, mund të kërkohet një ulje e tij ose prishja e kontratës, duke shlyer palët detyrimet reciproke. Kërkesa duhet të bëhet brenda një viti nga dita që ka ndodhur humbja ose dëmtimi i pronës në enfiteozë. Enfiteozëmarrësi nuk mund të kërkojë shkarkimin nga detyrimi për pagimin e shpërblimit ose uljen e tij, për shkak mosprodhimi ose humbje të fryteve, qoftë edhe për rast fator."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI