Neni 769
"Dhuruesi detyrohet t’i japë garanci pranuesit të dhurimit për përkatësinë e sendit të dhuruar dhe zhveshjen që mund të pësojë nga të tjerët për sendet e dhuruara, në këto raste: 1. në qoftë se ka premtuar shprehimisht garancinë; 2. në qoftë se marrja e sendit varet nga mashtrimi e nga qëndrime personale të tij; 3. në qoftë se dhurimi i ngarkon barrë pranuesit të dhurimit ose dhurimi është për shkak shpërblimi, raste në të cilat garancia vihet deri në vleftën e barrës ose të tërësisë së premtimeve të marra nga dhuruesi."