Neni 76
"Prokura mbaron kur: a) përfaqësuesi ka kryer veprimet juridike për të cilat ajo ishte dhënë; b) është plotësuar afati për të cilin ajo ishte dhënë; c) kur ka vdekur përfaqësuesi apo i përfaqësuari, ose kur njëri prej tyre ka humbur zotësinë për të vepruar; ç) ka mbaruar personi juridik përfaqësues apo i përfaqësuar; d) kur i përfaqësuari ka shfuqizuar prokurën ose përfaqësuesi ka hequr dorë prej saj. Pas mbarimit të prokurës përfaqësuesi, me kërkesën e të përfaqësuarit duhet t’i kthejë atij aktin e prokurës. Përfaqësimi pas ndryshimeve ose mbarimit të prokurës"