Neni 737
"Shitësi mund ta deklarojë kontratën të zgjidhur: 1. në qoftë se mospërmbushja nga ana e blerësit e një detyrimi që rrjedh nga kontrata ose nga ligji përbën një mospërmbushje me rëndësi të veçantë ose thelbësore; 2. në qoftë se blerësi nuk përmbush detyrimet e tij për të paguar çmimin ose për të marrë në dorëzim sendet në afatin shtesë të caktuar nga shitësi, ose deklaron se nuk do ta bëjë brenda këtij afati. Në qoftë se blerësi ka paguar çmimin, shitësi humb të drejtën të shpallë kontratën të zgjidhur po qe se këtë nuk e kërkon: 1. në rastin e përmbushjes së vonuar të detyrimeve të blerësit, para se të marrë dijeni për ekzekutimin e detyrimit; 2. në rastin e një mospërmbushjeje tjetër të ndryshme nga mospërmbushja e vonuar, brenda një kohe të arsyeshme: a) që nga momenti kur ka marrë dijeni ose duhet të kishte marrë dijeni për një mospërmbushje të tillë; b) pas mbarimit të afatit shtesë të caktuar prej tij, ose pasi blerësi të ketë deklaruar se nuk do të përmbushë detyrimet e veta brenda këtij afati shtesë."