search KËRKO
Kodi Civil

Neni 735

"Në qoftë se në kontratë parashikohet se blerësi duhet të përcaktojë formën, madhësinë ose karakteristika të tjera të sendeve, dhe në qoftë se ky nuk e bën këtë përcaktim në datën e caktuar ose brenda një kohe të arsyeshme pas marrjes së kërkesës së shitësit, ky mund ta kryejë vetë këtë përcaktim në përputhje me kërkesat e blerësit, për të cilat mund të jetë në dijeni. Në qoftë se shitësi e bën vetë përcaktimin, duhet të njoftojë blerësin për rregullat e këtij përcaktimi dhe të vendosë një afat të arsyeshëm brenda të cilit blerësi mund të kryejë një përcaktim tjetër. Në qoftë se pasi të ketë marrë këtë njoftim, blerësi nuk e përdor këtë mundësi brenda afatit të vendosur, përcaktimi i bërë nga shitësi është i detyrueshëm."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI