Neni 732
"Në qoftë se blerësi nuk është i detyruar të paguajë çmimin në një moment tjetër të caktuar, ai duhet ta paguajë atë kur shitësi vë në dispozicion të tij sendet apo dokumentet që i përfaqësojnë. Në qoftë se kontrata përfshin transportin e sendeve, shitësi mund të kryejë spedicionin me kusht që sendet ose dokumentet, që i përfaqësojnë ata, t’i dorëzohen blerësit para pagimit të çmimit."