"Në rastin kur blerësit i është marrë sendi si pasojë e të drejtave që një i tretë ka paraqitur mbi të, shitësi është i detyruar të shpërblejë dëmin sipas nenit 744. Në rastin kur blerësit i është marrë pjesërisht sendi dhe se në bazë të rrethanave ai nuk do të përfundonte kontratën, zbatohet paragrafi i mësipërm."