NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 725

"Në qoftë se shitësi i ka dorëzuar sendet, blerësi e humb të drejtën të shpallë të zgjidhur kontratën kur: 1. në rastin e dorëzimit të vonuar blerësi nuk ka kërkuar zgjidhjen e kontratës brenda një kohe të arsyeshme, por jo më shumë se 15 ditë nga momenti kur ka marrë dijeni se dorëzimi është kryer; 2. në rast mospërmbushje të ndryshme nga dorëzimi i vonuar, brenda një kohe të arsyeshme, por jo më shumë se 15 ditë: a) nga momenti kur ka marrë dijeni ose duhej të kishte dijeni për mospërmbushje; b) pas mbarimit të afatit shtesë eventualisht të caktuar prej tij sipas nenit 717 të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →