Neni 694
"Kontrata në dobi të një personi të tretë është e vlefshme kur personi që e lidh ka interes për atë. Personi që ka pranuar premtimin në dobi të të tretit ose ky i fundit, apo personat që heqin të drejta prej tij, kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e kontratës, përveç kur ka marrëveshje tjetër. Kontrata nuk mund të prishet ose të ndryshohet pas momentit që personi i tretë ka deklaruar se pranon të përfitojë nga lidhja e saj, përveç kur propozuesi e ka rezervuar këtë të drejtë. Në rast revokimi të lidhjes së kontratës, ose të refuzimit të personit të tretë për të përfituar prej saj, detyrimi mbetet në dobi të propozuesit, përveç kur rezulton ndryshe nga vullneti i palëve ose nga natyra e kontratës."