"Tagret e përfaqësimit ligjor caktohen nga dispozitat e ligjit që i japin këtë cilësi, ndërsa tagret e përfaqësuesit të emëruar nga i përfaqësuari caktohen me prokurë. Tagret e përfaqësuesit mund të nxirren edhe nga rrethanat, në të cilat kryhen veprimet juridike përkatëse."