Neni 647-a
"Mënyra dhe kriteret e caktimit të përgjegjësisë civile dhe të masës së dëmit jopasuror (Shtuar me ligjin nr.17/2012, datë 16.2.2012) Shpërblimi i dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të personit, synon rivendosjen e të drejtës së shkelur, në mënyrë proporcionale me dëmin e pësuar dhe caktohet në bazë të rrethanave të çështjes. Për përcaktimin e përgjegjësisë civile dhe masës së dëmit jopasuror, gjykata mban parasysh edhe: a) mënyrën, formën dhe kohën e përhapjes së thënieve apo kryerjes së veprimeve; b) shkallën e respektimit të rregullave të etikës profesionale nga autori i thënieve; c) format dhe shkallën e fajësisë; ç) faktin nëse thëniet kanë cituar apo referuar në mënyrë të saktë thëniet e një personi të tretë; d) faktin nëse thëniet janë të rreme, veçanërisht në rastin e cenimit të reputacionit; dh) faktin nëse thëniet kanë të bëjnë me çështje të jetës private të personit të dëmtuar dhe raportin e tyre me një interes publik; e) faktin nëse thëniet përbëjnë opinione ose thënie që përmbajnë vetëm pasaktësi faktike të parëndësishme; ë) faktin nëse thëniet kanë lidhje me çështje me interes publik, ose me persona në funksione shtetërore a kandidatë për zgjedhje; f) kryerjen e veprimeve për të parandaluar apo ulur masën e dëmit të tilla si bërja e përgënjeshtrimit për thënien e rreme, si dhe çdo masë tjetër të marrë nga autori i thënieve për vënien në vend të nderit, personalitetit ose reputacionit të personit të dëmtuar; g) faktin nëse autori i thënieve të rreme ka nxjerrë përfitime nga përhapja e tyre, si dhe masën e këtij përfitimi; gj) faktin nëse dëmshpërblimi mund të rëndojë ndjeshëm gjendjen financiare të shkaktuesit të dëmit. TITULLI V GJERIMI I PUNËVE TË TË TJERËVE"