"Masa e shpërblimit të dëmit mund të ndryshojë në të ardhmen, në varësi të përmirësimit apo rëndimit të shëndetit ose të shtimit apo pakësimit të aftësisë për punë të të dëmtuarit, në krahasim me kohën e caktimit të shpërblimit dhe të ndryshimeve që mund të ketë pësuar paga e të dëmtuarit."