Neni 635
"Personi që publikon ose shkakton bërjen publike të një njoftimi lidhur me produktet ose shërbimet, që ofron vetë në rastin e një veprimtarie profesionale, ose të një ndërmarrjeje, ose të një personi për të cilin ai vepron, kryen një veprim të paligjshëm në qoftë se njoftimi është mashtrues në një ose disa drejtime të mëposhtme: a) natyra, përbërja, sasia, cilësia, karakteristikat ose përdorimet e mundshme; b) origjina, mënyra ose data e prodhimit; c) madhësia e prodhimit stok të tij; ç) çmimi ose metoda e llogaritjes së tij; d) arsyeja ose qëllimi i ofertës speciale; dh) cilësitë e atribuara, dëshmitë ose vlerësime të tjera të bëra nga të tretët, ose deklarata të lëshuara prej tyre, terminologjia shkencore ose profesionale e përdorur, të dhënat teknike ose statistikore; e) kushtet e livrimit të produkteve, të ushtrimit të shërbimeve ose të kryerjes së pagesës; f) shtrirja, përmbajtja dhe kohëzgjatja e garancisë; g) identiteti, cilësitë, kompetencat ose tagret e atij që fabrikon ose ka fabrikuar produktet, që ofron ato ose të atij që kryen shërbim, që drejton, mbikëqyr ose ndihmon në këto veprimtari; gj) krahason me produkte dhe shërbime të tjera."