Neni 628
"Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkteve të tij, përveç kur: a) prodhuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet; b) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose ato kanë lindur më vonë; c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarjeje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kuadrin e një ndërmarrjeje ose veprimtarie profesionale; d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë në përputhje me rregullat e vëna nga organet publike; e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën e vënies në qarkullim të produktit; ë) është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose fabrikimin e një pjese përbërëse të produktit, të cilat në formimin e produktit rezultojnë me të meta, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit."