Neni 625
"(Ndryshuar me ligjin nr.17/2012, datë 16.2.2012, neni 2) Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit, të integritetit fizik ose psikik të tij; b) është cenuar nderi, personaliteti ose reputacioni i tij; c) është cenuar e drejta e emrit; ç) është cenuar respektimi i jetës private; d) është cenuar kujtimi i një të vdekuri. Në këtë rast bashkëshorti i personit të vdekur ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë mund të kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror. Përgjegjësia solidare"