Neni 607
"(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.113/2016, datë 3.11.2016) Kreditori ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të pavlefshme veprimet juridike të kryera nga debitori me qëllim që të pakësojë sasinë ose vleftën e pasurisë së tij në dëm të kreditorit, me kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi juridik. Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, duhet që edhe personi, me të cilin debitori ka kryer këtë veprim, të ketë patur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por kur ky person është bashkëshort, prind, gjysh, fëmijë ose fëmijë e fëmijës, vëlla ose motër e debitorit, dijenia e qëllimit të dëmtimit prezumohet, gjersa të provohet e kundërta. Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëm, nuk cenohen të drejtat që kanë fituar me kundërshpërblim personat e tretë me mirëbesim para ngritjes së padisë për deklarimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik. Ky nen nuk zbatohet në procedurën e falimentimit, parashikuar me ligj të veçantë. TITULLI IV DETYRIMET QË RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DËMIT"