Neni 595
"Kur dorëzanësi ka ekzekutuar detyrimin e debitorit pa u paditur në gjyq dhe pa lajmëruar debitorin kryesor, ky mund t’i kundrejtojë dorëzanësit të gjitha prapësimet që do të mund t’i kundrejtonte kreditorit në kohën e ekzekutimit të detyrimit. Dorëzanësi që ka ekzekutuar detyrimin e debitorit nuk ka të drejtë të kërkojë me padi nga debitori atë që ka ekzekutuar për të, në rast se edhe debitori ka ekzekutuar detyrimin e tij për shkak se dorëzanësi nuk e ka lajmëruar për ekzekutimin e detyrimit që ka bërë ai vetë. Në të dy rastet, dorëzanësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër kreditorit dhe të kërkojë atë që ka ekzekutuar për debitorin kryesor."