Neni 590
"Dorëzanësi është i detyruar solidarisht mbi debitorin kryesor për ekzekutimin e detyrimit, përveç kur është parashikuar ndryshe me marrëveshje. Palët mund të merren vesh që dorëzanësi të mos jetë i detyruar të paguajë para kryerjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, që detyrojnë debitorin të paguajë detyrimin. Në rast se dorëzanësi paditet dhe kërkon të përdorë një të drejtë të tillë, ai duhet të tregojë pasurinë e debitorit kryesor që do t’i nënshtrohet ekzekutimit. Dorëzanësi është i detyruar të parapaguajë shpenzimet e nevojshme, në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe."