Neni 582
"Kërkesa për zbritjen e hipotekave sipas nenit të mësipërm nuk pranohet, në qoftë se sasia e pasurisë apo shuma ka qenë caktuar me marrëveshje ose me vendim gjykate. Megjithatë, kur janë bërë pagesa të pjesshme, që shuajnë të paktën një të pestën e detyrimit fillestar, mund të kërkohet një pakësim përpjesëtimor i shumës. Kur është vënë hipotekë mbi një ndërtesë, hipotekuesi që pas regjistrimit ka bërë mbindërtime, mund të kërkojë që hipoteka të pakësohet, në mënyrë që mbindërtimet të përjashtohen. Shuarja e hipotekës"