"Vendimi i gjykatës për pagimin e një shume parash, për përmbushjen e detyrimeve të vlerësuara apo për shpërblimin e dëmeve që do të rrjedhin më pas, përbën titull për vënien e hipotekës tek pasuria e debitorit. Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendimi arbitrazhi që përbën titull ekzekutiv."