Neni 56-1
"(Shtuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001) Fondacioni ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në përputhje me ligjin dhe qëllimin e objektin e veprimtarive të parashikuara në statutin e fondacionit. Të ardhurat e realizuara nga fondacioni duhet të përdoren vetëm për realizimin e veprimtarive që parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e tij. Nuk lejohet që fondacioni të kryejë veprimtari fitimprurëse."