Neni 554
"Në rast se sendi i dhënë në peng cenohet ose i pakësohet vlefta në mënyrë të tillë që dyshohet nëse do të jetë i mjaftueshëm për sigurimin e kreditorit, ky i fundit, pasi të njoftojë pengdhënësin, mund të kërkojë prej gjykatës autorizimin për të shitur sendin. Gjykata kur jep autorizim për shitje vendos edhe për depozitimin e çmimit të blerjes për të garantuar kredinë. Pengdhënësi mund të shmangë shitjen dhe të kërkojë prej gjykatës kthimin e pengut, duke ofruar një garanci tjetër reale, të cilën gjykata e çmon të mjaftueshme. Në rast cenimi ose pakësimi të vleftës së sendit të dhënë peng, pengdhënësi mund të kërkojë prej gjykatës autorizim për të shitur sendin, në qoftë se atij i paraqitet një rast i favorshëm. Gjykata, kur jep autorizimin për shitje, vendos edhe për kushtet e shitjes dhe të depozitimit të çmimit të blerjes."