Neni 529
"Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i një sendi dhe ky dëmtohet tërësisht, ose humbet pa fajin e debitorit dhe para se ky të vihet në vonesë, kreditori hyn në të drejtat e debitorit lidhur me këtë send, në varësi të faktit që ka shkaktuar pamundësinë e ekzekutimit të detyrimit. Kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori atë çka ka marrë si rrjedhojë e shpërblimit të dëmeve. TITULLI III MJETET PËR TË SIGURUAR EKZEKUTIMIN E DETYRIMEVE"