Neni 522
"Kur kreditë dhe detyrimet monetare përfshihen në një llogari të vetme, ato kompensohen menjëherë, sipas renditjes që palët kanë pranuar në marrëveshje dhe në mungesë të saj sipas rregullave të parashikuara në nenet 469 dhe 470 të këtij Kodi. Pala që administron llogarinë, pasi e mbyll atë me kompensimin e bërë, i njofton palës tjetër se cila është mbetja, datën e saktë të llogaritjes, si dhe zërat që përbëjnë llogarinë dhe që nuk i janë komunikuar ende palës tjetër. Në qoftë se pala tjetër nuk kundërshton atë në një afat të arsyeshëm, mbetja e njoftuar konsiderohet si e pranuar nga palët."