Neni 52
"(riformuluar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001) Shpërndarja e shoqatës bëhet: a) me vendim të mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve të saj; b) kur numri i anëtarëve është nën numrin minimal të caktuar në këtë Kod ose në statut; c) kur qëllimi i shoqatës është përmbushur ose nuk mund të përmbushet më; ç) kur vërtetohet se shoqata ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme; d) në raste të tjera të parashikuara nga ligji. Gjykata, në rastet e parashikuara në ligj, mund të vendosë shpërndarjen e shoqatës, me kërkesë të çdo anëtari të shoqatës, të organeve vendimmarrëse të saj, si dhe të organeve kompetente shtetërore."