Neni 50
"(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001) Anëtari, që largohet ose përjashtohet nga shoqata, përgjigjet për detyrimet e saj ndaj të tretëve deri në çastin e largimit të tij dhe nuk ka të drejta mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të saj. Ata kanë detyrën të derdhin kuotat për kohën gjatë së cilës kanë bërë pjesë në shoqatë."