NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 499

"(Shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr.8536, datë 18.10.1999) Kreditori mund t’ia kalojë kredinë e vet një personi tjetër edhe pa miratimin e debitorit, me kusht që kredia të mos ketë karakter të ngushtë personal dhe kalimi të mos jetë ndalur nga ligji. Veçanërisht nuk lejohet kalimi i kredisë një personi tjetër, kur rrjedh nga shkaktimi i vdekjes ose i dëmtimit të shëndetit, si dhe i kredive që nuk mund të sekuestrohen. Palët në një marrëveshje mund të përjashtojnë kalimin e kredisë, por marrëveshja nuk mund t’i kundrejtohet atij që i kalon kredia po të mos provohet se ai e njihte atë në momentin e kalimit. Dispozitat për kalimin e kredisë nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione financiare, ndaj të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të veçantë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →