Neni 492
"Kur kreditori është në vonesë, debitori ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar prej saj dhe lirohet nga përgjegjësia në rast se më vonë ekzekutimi i detyrimit të tij bëhet i pamundur, përveç kur pamundësia e ekzekutimit ndodh për fajin e tij. Në detyrimet në para, kur kreditori është në vonesë, debitori nuk paguan kamatë."