Neni 481
"Debitori që nuk përmbush një detyrim të kërkueshëm në afatin e caktuar, quhet se ështe në vonesë (morë), për veç kur mosekzekutimi është rrjedhim i rrethanave që nuk kanë lidhje me fajin e debitorit. Debitori vihet në vonesë me anë të një njoftimi me shkrim. Nuk është e nevojshme vënia në vonesë kur: a) debitori ka deklaruar me shkrim se nuk dëshiron të ekzekutojë detyrimin; b) ka kaluar afati brenda të cilit do të ekzekutohej detyrimi. Kur debitori vdes dhe afati i caktuar për ekzekutimin e detyrimit mbaron pas vdekjes së tij, trashëgimtarët e tij quhen se janë në vonesë me mbarimin e 15 ditëve nga dita e njoftimit me shkrim nga kreditori. c) Kur detyrimi rrjedh nga një akt i paligjshëm."