Neni 473
"Për çdo pagesë të kryer në ekzekutim të detyrimit kreditori jep një dëftesë, përveç kur rezulton ndryshe nga kontrata. Në rast se kreditori disponon një dokument nga përmbajtja e të cilit rezulton detyrimi, debitori që e ka ekzekutuar atë mund të kërkojë kthimin ose prishjen e dokumentit, përveç kur kreditori ka interesa të arsyeshme për ruajtjen e tij dhe me kusht që ai të shënojë në dokument ekzekutimin e detyrimit. Kur kreditori refuzon të zbatojë detyrimin sipas paragrafit të mësipërm, debitori mund të pezullojë ekzekutimin e detyrimit. Kur kreditori pretendon se ka humbur dokumnetin detyrohet t’i japë debitorit një deklaratë me shkrim ku të pranohet ekzekutimi i detyrimit. Deklarata duhet të jetë noteriale kur kërkohet nga ligji."