Neni 46
"(Ndryshuar paragrafi i dytë dhe shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001) Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë vote të barabartë në mbledhjen e përgjithshme. Anëtari i shoqatës nuk merr pjesë në diskutim dhe votim në rastet kur vetë ose bashkëshorti, fëmijët, gjinia a krushqia e tij janë në konflikt interesash me shoqatën, lidhur me një çështje të rendit të ditës. Miratohen me shumicën e të gjithë anëtarëve të shoqatës vendimet për ndryshimin e statutit dhe për shpërndarjen e shoqatës, përveç kur në statut parashikohet një shumicë më e lartë votimi."