Neni 458
"Dorëzimi i sendeve bëhet sipas mënyrës së caktuar në kontratë dhe kur kjo nuk është caktuar bëhet: a) me dhënien e tyre në dorë personit që ka fituar pronësinë e tyre ose personit që heq të drejta prej tij; b) me dhënien transportuesit ose postës për t’ia dorëzuar fituesit, në vendin e treguar prej tij; c) me dhënien fituesit në dorë ose dërgim nëpërmjet postës të dokumenteve (fletë ngarkese, dëshmi depozitimi) që i japin të drejtën e disponimit të mallit."