Neni 441
"Kur të dy llojet e detyrimit janë bërë të pamundura dhe debitori duhet të përgjigjet për njërin prej tyre, ai duhet të paguajë vleftën e detyrimit që është bërë i pamundur i fundit, në qoftë se zgjedhja i është lënë atij. Në qoftë se e drejta e zgjedhjes i është lënë kreditorit, ky ka të drejtë të kërkojë vleftën e njërit ose tjetrit lloj detyrimi."