Neni 428
"Debitori ka të drejtë të zgjedhë për të paguar njërin apo tjetrin kreditor solidar, përveç kur është penguar më parë me anë të një njoftimi me shkrim prej ndonjërit prej tyre. Kreditorët janë solidarë kur secili prej tyre ka të drejtën të kërkojë pagimin e gjithë detyrimit dhe pagimi i bërë njërit prej tyre, liron debitorin ndaj gjithë kreditorëve."