Neni 387
"Kur trashëgimtari i ngarkuar me legun ose barrën ka vdekur para trashëgimlënësit, ose është bërë i padenjë ose ka hequr dorë nga trashëgimi dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar një trashëgimtar tjetër në vend të tij, për ekzekutimin e detyrimeve në lidhje me legun ose me barrën ngarkohen bashkëtrashëgimtarët ose trashëgimtarët ligjorë, të cilëve u shtohet ose u kalon pjesa e atij, që për shkaqet e sipërme nuk mund ose nuk do jetë trashëgimtar. Në qoftë se ekzekutimi i detyrimeve në lidhje me legun ose barrën është lidhur ngushtë me personin e atij, që për shkaqet e sipërme nuk mund ose nuk do jetë trashëgimtar, legu ose barra mbetet pa fuqi."