Neni 385
"Legatari ka të drejtë të kërkojë frutat ose kamatat që rrjedhin nga legu, nga dita që i është caktuar dorëzimi i legut dhe në mungesë të saj, nga dita e njoftimit të kërkesë-padisë. Ato mund të kërkohen nga dita e vdekjes së trashëgimlënësit, kur trashëgimlënësi ka disponuar shprehimisht ose kur legu është një depozitë në para."