Neni 380
"Kur testatori disponon me testament një uzufrukt ose një rentë jetësore, të ardhurat e të cilave kalojnë ato të pjesës së disponueshme, trashëgimtarët që kanë të drejtë në rezervën ligjore munden të ekzekutojnë këtë disponim ose të heqin dorë nga të drejtat mbi pjesën e disponueshme. Po këtë të drejtë zgjedhjeje e kanë edhe personat që përfitojnë nga rezerva ligjore në rast se testatori ka disponuar pronësinë e zhveshur të një pjese që kalon masën e disponueshme. Zëvendësimi"