Neni 375
"Kujdestari nuk mundet në asnjë rast të përfitojë nga disponimet testamentare të personit në kujdestari kur ato janë bërë para miratimit të llogarisë përfundimtare, edhe sikur testatori të ketë vdekur pas miratimit të llogarisë. Janë të vlefshme disponimet e bëra në favorin e kujdestarit, kur ky është i paralindur, i paslindur, vëlla, motër ose, bashkëshorti i testatorit."