Neni 36
"Kalimi i të drejtave dhe detyrimeve në rast mbarimi të personit juridik, për të cilin kërkohet regjistrimi, sjell pasoja nga koha e regjistrimit. Kur nuk kërkohet regjistrimi, kalimi i të drejtave dhe i detyrimeve në rastet e parashikuara nga paragrafi i mësipërm, sjell pasoja nga koha e miratimit të bilancit përkatës, në mënyrën që parashikohet në ligj, nga organi përkatës që e ka krijuar ose në statut. Likuidimi i personit juridik"