"Pjesa e anëtarit që vdes në pasurinë e familjes bujqësore u kalon trashëgimtarëve të tij, pavarësisht nga anëtarësia ose jo e tyre në ekonominë bujqësore. Kur vdes anëtari i fundit i ekonomisë bujqësore, pasuria u kalon trashëgimtarëve të tij sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. TITULLI II TRASHËGIMIA ME LIGJ"