Neni 354
"(Ndryshuar me ligjin nr. 121/2013, datë 18.4.2013) Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet me marrëveshje midis trashëgimtarëve, e cila miratohet me akt noterial. Nëse trashëgimtarët nuk bien dakord për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore, noteri, mbi bazën e parimit të paanësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë rregullat e pjesëtimit të pasurisë, sipas këtij Kodi, i ofron trashëgimtarëve mundësitë ligjore për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore dhe arritjen e një marrëveshjeje midis tyre. Në këtë rast noteri i sqaron ata për të drejtat dhe detyrat, si dhe i paralajmëron për pasojat që vijnë nga nënshkrimi i marrëveshjes, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit. Kur trashëgimtarët nuk bien dakord edhe me zgjidhjet e ofruara nga noteri, pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia."