NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 348

"Dëshmia e trashëgimisë (Ndryshuar me ligjin nr. 121/2013, datë 18.4.2013) Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgimi caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, pas paraqitjes së certifikatës së vdekjes së trashëgimlënësit, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod dhe në ligjin për noterinë. Dëshmia e trashëgimisë ligjore lëshohet nga noteri i njësisë vendore ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, dëshmia e trashëgimisë ligjore lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj. Dëshmia e trashëgimisë testamentare lëshohet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar testamenti me akt noterial, apo është depozituar për ruajtje testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm. Në rast se i njëjti trashëgimlënës ka lënë më shumë se një testament, dëshmia e trashëgimisë testamentare lëshohet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar apo depozituar për ruajtje testamenti i fundit. Dëshmia e trashëgimisë testamentare, në rastet kur testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm nuk janë dërguar për ruajtje pranë noterit, lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, dëshmia e trashëgimisë testamentare, në rastet kur testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm nuk janë dërguar për ruajtje pranë noterit, lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj. Dëshmia e trashëgimisë redaktohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të. Noteri, në momentin e redaktimit, lëshon dëshminë e trashëgimisë në numër të barabartë me kërkuesit, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre. Rregullat e hollësishme për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë, si dhe për regjistrimin e testamenteve përcaktohen nga ligji për noterinë. Padia për kërkimin e trashëgimi t"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →