Neni 345
"Kujdestari kërkon kryerjen e inventarit të pasurisë trashëgimore, merr masa për administrimin e pasurisë, ushtron të drejtën e padisë dhe u përgjigjet padive në lidhje me këtë pasuri, depoziton në bankë paratë që ndodhen në trashëgim ose që rrjedhin prej tij, kryen veprime të tjera të kësaj natyre dhe jep llogari në mbarim të administrimit."