Neni 343
"Masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore (Ndryshuar me ligjin nr. 121/2013, datë 18.4.2013) Kur shihet e nevojshme të mbrohen interesat e trashëgimtarëve, të personave që mund të përfitojnë nga disponimet me testament, të kreditorëve të trashëgimlënësit ose të shtetit, noteri i njësisë vendore ku është çelur trashëgimia, kryesisht, ose me kërkesën e çdo të interesuari, bën inventarin e pasurisë trashëgimore. Noteri që bën inventarin mund të caktojë një person si ruajtës të pasurisë trashëgimore. Derisa të mos jenë hequr masat e mësipërme, trashëgimtari që mund të ketë filluar nga administrimi i pasurisë trashëgimore, nuk mund ta tjetërsojë atë veçse me lejen e gjykatës."