Neni 335
"Heqja dorë nga trashëgimi mund të bëhet brenda 3 muajve nga çelja e trashëgimisë dhe kur trashëgimtari është jashtë shtetit, jo më vonë se 6 muaj. Për trashëgimtarin që në kohën e çeljes së trashëgimisë nuk ka lindur, afati i heqjes dorë nga trashëgimi fillon nga dita e lindjes. Afati i heqjes dorë nga trashëgimi pezullohet për shkaqet që vlejnë për parashkrimin e padies."