"Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë. Prezumohet se ka qenë zënë në kohën e çeljes së trashëgimisë, ai që ka lindur brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit."