"Posedimi i paligjshëm mund të jetë me mirëbesim ose me keqbesim. Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar të dinte se posedimi i tij është i paligjshëm. Mirëbesimi prezumohet dhe mjafton të ketë qenë në kohën e fitimit të posedimit. Prezumime mbi posedimin"