Neni 293
"Servitutet shuhen: a) Kur në një person të vetëm bashkohet pronësia e pronës mbizotëruese me atë të pronës shërbyese. b) Kur nuk përdoret për më shumë se dhjetë vjet. Afati i parashkrimit për servitutet jovijuese fillon të ecë nga dita kur servituti ka pushuar së përdoruri, ndërsa për servitutet vijuese nga dita kur është kryer një vepër ose është vërtetuar një fakt që pengon ushtrimin e servitutit. Për efekt të shuarjes së servitutit, llogaritet edhe koha që ai është ushtruar nga titullari i mëparshëm. c) Kur sendet dëmtohen ose konsumohen deri në një shkallë sa nuk mund të përdoren për qëllimin e tyre. Rikthimi në një gjendje që mund të përdoren sjell si rrjedhim edhe rivendosjen e servituteve, përveç kur kjo e drejtë është parashkruar."